×
  • Sport
  • Sport

    Buzhala: Agim Ademi duke u munduar të fsheh një krim, don me i kry edhe 10 tjera

    Insajderi
    26 December 2022 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe opinionisti, Berat Buzhala, ka reaguar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi pas raportimeve të fundit në media se ai nuk e ka dërguar certifikatën e kërkuar nga Komisioni Vlerësues i Ministrisë së Sportit se nuk është nën hetime.

    Buzhala në një postim në Facebook ka thënë se presidenti i FFK’së duke u munduar të fsheh ‘krimin’ e tij është afër t’i kryejë edhe dhjetë të tjera.

    Teksa, ka theksuar se i pari i FFK’së nuk është i denjë për pozitën që e ka sepse në atë pozitë duhet të jetë ndonjë person që është shembull për të mirë dhe që nuk ”mashtron”.

    ”Agim Ademi, tuj u mundu me e mshefe nje krim, don me i kry edhe 10 tjera. Federata e Futbollit te Kosoves ka nevoje per nje kryetar qe ka karakter, qe ka dinjitet, qe nuk rren e nuk mashtron. Kryetari i Federates duhet me kane shembull – per te mire,” ka shkruar ai.

    Sot gjatë ditës Agim Ademi publikoi në Facebook një certifikatë të lëshuar nga gjykata Themelore e Prishtinës, me të cilën dëshmon që ai nuk është nën hetime.

    Megjithatë, pastaj u raportua se certifikata e lëshuar ka të dhëna të mangëta pasi që në certifikatën e publikuar nga Ademi është e plotësuar vetëm pika ku tregohet se ai nuk është i dënuar. Por jo edhe dy pikat ku kërkohet të dihet nëse ai është në procedurë penale apo jo, gjë që e bën këtë dokument të paplotësuar në tërësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark