×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Buzhala: Cili është plani B i Kurtit nëse e ofendon sekretarin amerikan të shtetit

    Insajderi
    30 May 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari, Berat Buzhala, është shprehur i shqetësuar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili të në një prononcim për “The Guardian” e ka cilësuar si “naive”, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken, i cili ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për veprimet e ndërmarra në Veriun e Kosovës.

    Buzhala tha se Kurti po e ofendon sekretarin e një shteti prej të cilit varet ekzistenca e Kosovës.

    ”Serbia ka jap miliarda me na sjellë këtë gjendje me SHBA-në, me disa kongresmenë e senatorë e Albin Kurti e bëri për dy ditë”, ka thënë Buzhala, teksa ka shtuar se “nuk është e nevojshme që dikush të flas serbisht për punuar Kosovën”.

    Më tutje, Buzhala ka pyetur se nëse Kurti ka këtë qasje ndaj Kurtit, atëherë cili është plani B i tij.

    “Kush është plani B, Rusia, Kina, kush”, pyeti Buzhala në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark