×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Buzhala për propozimin e ri të Ramës: Hyseni shqiptarja më e besueshme e ndërkombëtarëve

    Insajderi
    17 March 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propzuar presidentit të këtij shteti, Bajram Begaj, që ish- zëvendësdrejtoreshën e Agjencisë Kosovare të Intelegjencë, Vlora Hyseni të emëroj në pozitën e drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.

    Në lidhje me lajmin se gruaja të cilën kryeministri, Albin Kurti e presidentja, Vjosa Osmani, e kishin shkarkuar nga kjo detyrë, ka reaguar analisti, Berat Buzhala.

    Ai ka thënë se Hyseni gjatë kohës që ka shërbyer në AKI, ka qenë njëri ndër njerëzit më të besuar të ndërkombëtarëve.

    “Vlora Hyseni osht kane zëvendësdrejtoreshe e AKI’se ne Kosove. Për një kohë të gjatë. Pastaj për një periudhe ka qenë edhe ushtruese e detyrës se drejtoreshës se AKI’së. Thuhet qe ka qene shqiptarja ma e besueshme e partnereve ndërkombëtare. Kur po flas për PARRNERE ndërkombtëarë, po besoj qe po e dini për kënd po flas? Për Qipron jo”, ka shkruajtur Buzhala në llogarinë e tij në Facebook.

     Ai ka shprehur keqardhje për largimin nga detyra të  Hysenit nga presidentja, Osmani.

    “Vlora, thuhet, nuk është ngritë në karrierë dhe detyra përmes politikes, sepse nuk është marrë me politike. Nuk ka pasë vllazën qe e kanë shty përpara. As klane. As mafi te sajën. Ka pasë profesionalizëm dhe guxim. Nejse, kur erdhën këta elita e re politike, e largunë. Sepse te tille janë ideologjikisht. Duhet me rrafshu çdo gjë, për me fillu me ndërtu. Dorën ne zemër hala nuk kane filllu me ndërtu. Hala janë tuj rrënu. Një tru me aq informacione dhe me aq bagazh u dëbua nga Kosove. U dëbua nga një grua tjetër”, ka shtuar ai.

     Ndërkaq, ka përgëzuar kryeministrin Rama për vendimin e marrë.

    “Sot një vend anëtar i NATO’së, Shqipëria, Vloren e ka emru Shefe te Shërbimit te vet Informativ. E përgezoj Edi Ramen për këtë hap. Besoj shume qe ky është ndër emërimet e rralla te bëra pa korrupsion dhe nepotizem, por bazuar mbi vlera dhe kompetencë”, ka deklaruar Buzhala./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark