Insajderi
Lajme

“Ca kokrra rrushi në Presidencë”, Osmani i pret në zyre organizatorët e ‘Hardh Fest’

Insajderi
26 August 2022 - 20:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ca kokrra rrushi në Presidencë”, Osmani i pret në zyre organizatorët e ‘Hardh Fest’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në Presidencë priti organizatorët e festivalit “Hardh Fest”.

Fotografitë nga pritja që u ka bërë Osmani janë publikuar në faqen zyrtare të festivalit, nga ku edhe shihet se Osmani pranoi edhe një pako me rrush.

“Ca kokrra rrushi në Presidencë ”, është përshkrimi që u është vendosur këtyre fotove, e që është edhe slogani i festivalit për këtë vit.

Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj dhe do të mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark