Çaji kamomil është një prej cajrave më të preferuar të njerëzve. Dhe, përveç shijes së mirë, kamomili ka veti ushqyese e shëruese.
Çajii kamomilit përdoret shpesh për relaksim dhe është i mirë për tretje. Po ashtu, zbutë dhembjen ndihmon edhe me ngërçet.
Për shkak të vetive të tij, çaji i kamomilit përmirëson pamjen e lëkurës e flokët i bën më të forta dhe më të shëndetshme.
Femrat shpesh përdorin çajin e kamomilit për zbutjen e problemeve menstruale.
Çaji kamomil shërben edhe si qetësues për sistemin nervor.
Çaji i kamomilit po ashtu rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve.