Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për të votuar në zgjedhje, qytetarët duhet të kenë një letërnjoftim, pasaportë apo patent shofer – me njërin prej këtyre dokumenteve.
Megjithatë, Eugen Cakolli nga KDI ka kërkuar që KQZ të sqarojë në mënyrë të qartë nëse qytetarët mund të votojnë edhe me dokumente të skaduara.
Ai ka theksuar se në secilin proces zgjedhor ka pasur instruksione të ndryshme, ku ndonjëherë lejohej votimi me dokumente të skaduara, e ndonjëherë jo.
“KQZ-ja është mirë të tregojë (qartazi) se a do të lejohen të votojnë ata votues që kanë dokumente me afat të skaduar. Sepse, në secilin proces zgjedhor ka instruksione të dyfishta – diku duke lejuar, e diku duke pamundësuar votimin me këso dokumente,” ka deklaruar Cakolli.