Insajderi
Botë

Caktohet data e kurorëzimit të mbretit Charles, detaje nga ceremonia

Insajderi
11 October 2022 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Caktohet data e kurorëzimit të mbretit Charles, detaje nga ceremonia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Buckingham Palace ka njoftuar se ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles do të mbahet më 6 maj të vitit të ardhshëm.

Monarku i ri do të kurorëzohet zyrtarisht në një ceremoni më të shkurtër nga paraardhëset, që do të bazohet në traditën e lashtë dhe që do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t në Westminster Abbey.

Mbreti Charles, 73 vjeç, thuhet se dëshiron një organizim më modest, me eventin që është shkurtuar në më pak se një orë. Lista e të ftuarve është zvogëluar me tre të katërtat dhe kodi i veshjes do të jetë më pak formal.

“Kurorëzimi do të pasqyrojë rolin e monarkut dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat e vjetra dhe madhështinë”, konfirmoi pallati teksa zbuloi datën.

Burime nga familja mbretërore bëjnë me dije se ndërsa kurorëzimi do të përfshijë të njëjtët elementë thelbësorë të ceremonisë tradicionale, e cila ka ruajtur një strukturë të ngjashme për më shumë se 1000 vjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark