Është caktuar edhe meçi i radhës për boksierin Tyson Fury.
Ai do të mbrojë titullin e botës në WBC në peshat e rënda ndaj Dillian Whyte.
Meçi do të zhvillohet më 23 prill në Londër në stadiumin e “Wembleyt”.
Kontratat janë finalizuar, nënshkruar dhe depozituar në WBC në orët e fundit të afatit që Fury dhe Whyte të arrijnë një marrëveshje përpara duelit të tyre në Wembley në prill.
Fituesi i Fury vs Whyte mund të ringjallë shpresat për një luftë për unifikimin e titujve të botës ndaj Oleksandr Usyk.
Usyk fillimisht do t’i mbrojë titujt WBA, IBF dhe WBO kundër Anthony Joshuas, të cilin e ka mundur në meçin e pare.
https://twitter.com/ESPNRingside/status/1495935866832924677?s=20&t=2cNT47xvfIcjAn4bMjr5rg