×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve për drogë në Prizren

    Insajderi
    05 September 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër të pandehurve Sh.P., M.P., Xh.K., dhe F.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

    Gjykata njofton se me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    “Nga data e pavërtetuar e ne vazhdimësi, të pandehurit M.P., Xh.K., F.Sh., në bashkëveprim me të pandehurit Y.K., dhe L.K., pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri Y.K., dhe i pandehuri Sh,.P., blenë substanca narkotike të llojit Kokainë dhe Kanabis në sasi të mëdha nga persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë, dhe pastaj e sjell në villen e tij e cila gjendet në lagjen Tusuz, të cilën më pas në bashkëveprim me të pandehuri M.P., Xh.K., L.K., dhe F.Sh., e ndajnë në sasi-qese të vogla me qëllim të shitjes apo shpërndarjes tek përdoruesit e këtyre substancave narkotike në Regjionin e Prizrenit”.

    Kurse, për të pandehurin Sh.P., Gjykata njofton se ai kishte disa armë në kundërshtim me ligjin.

    “Nga koha e pavërtetuar e deri me datë 05.09.2023, ka poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, në atë mënyrë që me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur një pushkë gjuetie, dy tytëshe, horizontale me numër serik …….- 64, nëntë fishek të kalibrit të pa njohur të pistoletës, një kafk e pistoletës me numër serik ….., një kuti municioni brenda saj me dhjetë fishekë të pistoletës të kalibrit të pa njohur, njëmbëdhjetë fishekë të kalibrit të pa njohur, për të cilat nuk ka pasur leje nga organi kompetent i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës., si dhe janë gjetur pjesët përcjellëse si: një sprej për pastrim të armëve, një kuti plastike me brusha për pastrim të armëve të zjarrit dhe një rripë fotrollë për vendosjen e karikatorëve ngjyrë e zezë”.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve do të merren në pyetje dëshmitarët eventual, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë apo dëmtimin e provave, andaj është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm”, njofton Gjykata.

    Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale që i’u vihen në barrë të të pandehurve, dhe me qëllim të sigurimit të prezencën së të pandehurve në fazën hetimore., si rezultat i kësaj caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i nevojshëm, dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark