Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka komentuar sjelljen e Zlatan Ibrahimovic.
Kujtojmë se sulmuesi suedez i Milanit mbështeti thirrjet fyese të tifozëve kundër Calhanoglu, i cili u transferua te Interi para fillimit të sezonit 2021/22.
“Po të isha Ibrahimovic, nuk do të bëja gjëra të tilla, sepse ai është 40 vjeç, jo 18”, citon mesfushori turk 28-vjeçar për Football-Italia. Ai thjesht pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai mezi luajti këtë sezon, ndaj nuk dha një kontribut të veçantë në fitoren e skuadrës së Scudetto-s, por gjithsesi bën të pamundurën që të gjithë të flasin për të”, tha Calhanoglu.