Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk i pëlqen të përdoret si mbrojtës i majtë, qoftë kjo në dorën e Didier Deschamps apo Carlo Ancelotti, duke i kujtuar të gjithëve se ai është një mesfushor.
“Ata më pyesin për këtë çdo ditë. Unë jam dikush që luaj për ekipin kur iu duhem atyre. Nuk kam luajtur në këtë pozicion më parë, por jam përshtatur, qoftë me kombëtaren franceze apo me Real Madridin. Por nuk më pëlqen. sidomos në atë pozitë. Mendoj se të gjithë e dinë, por nëse më duhet të luaj atje, e bëj edhe nëse nuk është domosdoshmërisht me kënaqësi. Unë jam ende një mesfushor”, tha Camavinga në një intervistë për Marca.
Camavinga tregoi për gazetarët se ai foli edhe me Ancelottin për këtë.
“Kur më është dashur të luaj atje, kam luajtur. Kam folur me trajnerin, por siç e kam thënë gjithmonë gjëja më e rëndësishme është skuadra. Dikush duhej të vihej në atë pozicion dhe duke qenë se jam lojtar skuadre, kam luajtur atje edhe pse nuk më pëlqen shumë. Gjëja më e mirë është të japim gjithçka për klubin dhe ekipin. Ju nuk keni gjithmonë atë që dëshironi në jetë dhe duhet të shihni anën e mirë”, u shpreh francezi.
Ancelotti ka rënë dakord më parë me Camavingan se nuk është pozicioni i tij i natyrshëm, por ishte i prirur t’i kujtonte të riut se ai do të preferonte të luante në krahun e majtë në vend se të mos luante fare.
Më në fund, Camavinga gjithashtu siguroi fansat se ai kishte tejkaluar lëndimin që kishte dhe vuri në dukje dy aspekte të lojës që ai synonte të përmirësohej këtë sezon.
“Më duhet ende të përmirësoj përqendrimin. Dhe gjithashtu të jem më vendimtar”, përfundoi ai.
Megjithatë, Manchester City sezonin e kaluar e zbuloi këtë dobësi dhe Camavinga pati një natë mjaft të vështirë ndaj tyre.
Meqë as Ferland Mendy dhe Fran Garcia nuk gëzojnë besim të plotë nga Ancelotti deri më tash, duket se Camavinga do të vazhdojë të luajë si mbrojtës i majtë edhe për një kohë.