×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Cameron Shahbazi do të përformojë në Prishtinë

    Insajderi
    11 July 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ensemble Evening në edicionin e tretë të Ramë Lahaj International Opera Festival (RLIOF) do të sjellë jo vetëm një artist, por mbi të gjitha një histori, një mesazh, një reflektim.

    Të tilla emocione dhe shumë më tepër se kaq, do t’i dëgjoni të shprehur në timbrin melodik dhe unik të kontratenorit Cameron Shahbazi, gërshetuar me personalitetin e tij të spikatur, i cili i shoqëruar në piano nga Sophia Munoz, sjellë në skenën e RLIOF për gjithë publikun tonë të dashur, një repertor premierë.

    Kryefjalë e kësaj mbrëmjeje muzikore është figura e gruas, nënës, motrës, të dashurës, mikes e kujtdo të shenjtë për ne. Përtej çdo sacrifice, vetëmohimi e mundimi, simboli femëror shprehet e gdhendet nga personaliteti i Cameron Shahbazit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark