Insajderi
Botë

Cameron para Parlamentit, thotë se nuk ka bërë asgjë gabim

Insajderi
11 April 2016 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ai tha se dje ka publikuar të gjitha informatat lidhur me kthimin e taksave, jo vetëm për vitin e kaluar, por për gjashtë vitet e fundit.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe informacione të tjera lidhur me paratë e trashëguara nga familja e tij, në mënyrë që, siç ka thënë Cameron, njerëzit të shohin se nga e ka prejardhjen pasuria e tij.

“Publikimi i informacioneve për taksat e kryeministrit në këtë mënyrë është i paprecedent, por mendoj se kjo është gjëja e duhur për tu bërë. Por, të jem i qartë – unë nuk besoj se kjo duhet të aplikohet edhe te anëtarët e tjerë të parlamentit”, ka thënë Cameron.

Ai ka shtuar se është e drejtë të forcohen ligjet dhe të ndryshohet kultura rreth investimeve, për ta minimizuar dhe dekurajuar shmangien nga tatimet. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark