Insajderi
Lajme

Çanak alarmon për rrezikun në Ballkan: Serbët po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Insajderi
25 November 2023 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çanak alarmon për rrezikun në Ballkan: Serbët po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani serb, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbise.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar ai në X.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark