×
  • Sport
  • Sport

    Cancelo vendos për të ardhmen e tij!

    Insajderi
    20 June 2023 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Manchester City dhe Joao Cancelo kanë marrë një vendim për të ardhmen e mbrojtësit portugez.

    Cancelo do të largohet nga Manchester City këtë verë, vendim ky i qartë nga ana e klubit dhe ana e lojtarit, raporton lajmi.net.

    City dhe Cancelo janë duke shikuar për ta gjetur zgjidhjen më të mirë pasi që plani është për ta gjetur një klub të ri për yllin portugez.

    Kjo gjë është një arsye më shumë për Manchester Cityn për të provuar për ta zgjatur kontratën e Kyle Walker, pavarësisht interesimit serioz të Bayernit në mbrojtësin anglez.

    Barcelona mbetet klubi më i interesuar në Cancelon. Transferimi i tij varet nga Fair Play financiar, ndërsa gara për nënshkrimin e tij mbetet e hapur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark