Një çantë e thjeshtë e dorës që mbahej nga gruaja e kryeministrit të Singaporit gjatë një vizitë shtetërore ne Shtëpinë e Bardhë, është kthyer në qendër të vëmendjes së medieve dhe njerëzve.
Me një çmim të ulët prej vetëm 11 dollarëve, çanta është dizajnuar nga një student nga Singapori, i cili mëson në një shkollë që promovon njerëzit me autizëm.
Kryeministri Hsien Loong dhe gruaja e tij,Ho Ching, janë në Uashington që nga e hëna. Fillimisht, zgjedhja e aksesorëve nga ana e gruas së kryeministrit ishte kritikuar, por me të zbuluar se është dizajnuar nga një 19 vjeçar, shitjet e saj kanë filluar të rriten.
Shkolla zakonisht shet rreth 200 çanta në katër muaj, por shiti 200 brenda një dite pasi që imazhet e Ho Ching u shpërndanë online, njofton BBC.
“Ne jemi të befasuar por edhe mirënjohës që ajo ka zgjedhur këtë çantë në udhëtimin zyrtar,” ka thënë drejtoresha e kësaj shkolle, Linda Kho, njofton Insajderi.
“Ajo njihet si njeri modest dhe praktik por fakti që ajo mban një cantë të lirë lë të kuptohet se ajo është me vetëbesim dhe origjinale,” ka shtuar ajo./Insajderi.com