×
Show / Fashion

Çanta si qese plehrash, Balenciaga e nxjerr në treg me çmimin 1790 dollarë

Insajderi
05 August 2022 - 15:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Balenciaga sapo ka nxjerrë në treg trendin e saj të fundit, që e ka vënë në qendër të sulmeve të njerëzve. Marka e njohur ka lançuar shitjen e çantave që ngjajnë si qese të plehrash me vlerë 1470 paund – 1790 dollarë.

Shtëpia luksoze spanjolle e modës po i shet çantat e lëkurës në katër ngjyra të ndryshme duke përfshirë të zezën, të bardhën, blunë dhe të verdhën.

Shumë njerëz kanë nisur të pyesin nëse marka po kryen një eksperiment social, apo thjesht po “çmend” masat me blerje të tilla. Në faqen e internetit Balenciaga thotë: “Çanta është frymëzuar nga një qese plehrash”.

Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s tha se ishte dëshira e tij që ta bënte një qese plehrash më të shtrenjtën në botë:

“Nuk mund të humbisja një mundësi për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal i modës”?

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark