×
  • Showbiz
  • Show

    Capital T zbulon të ftuarin ndërkombëtar në koncertin e tij

    Insajderi
    07 August 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 11 gusht në Prishtinë, do të mbahet koncerti i Capital T “Time Capsule 2”.

    Edhe në këtë koncert veç Trimit do të performojnë edhe shumë artistë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

    Capital T

    Një ndër to edhe Akon. Lajmin e bëri me dije vetë Capital-i.

    “Më bën vërtet të lumtur të mirëpres një legjendë të gjallë në vendlindjen time, në koncertin tim”, shkroi në Instagram reperi.

    Capital T

    Në mesin e një prej turneve të tij legjendarë në Europë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II. Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark