Insajderi
Show

Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante, fatura e luksit arrin 189 mijë dollarë

Insajderi
06 August 2025 - 22:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante, fatura e luksit arrin 189 mijë dollarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kur bëhet fjalë për luksin, pak emra shkëlqejnë më fort se Cardi B. Reperja e famshme, e njohur për stilin e saj ekstravagant dhe shijen për bizhuteri të rralla, ka ndezur sërish rrjetet sociale. Këtë herë nga Parisi, ku u zhyt në një furi blerjesh në dyqanin prestigjioz Cartier, duke shpenzuar rreth 189 mijë dollarë vetëm për aksesorë.

Në një video të postuar në TikTok, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit koleksionin e saj të ri prej ari dhe diamantesh, që përfshinte gjithçka nga byzylykët ikonë “Love” deri te unaza luksoze me smeraldë.
“Kjo është stiva ime e përditshme,” u shpreh ajo, duke treguar një varg byzylykësh të trashë në ar të verdhë, të bardhë e rozë secili me vlerë mbi 7 mijë dollarë. Koleksioni u pasurua edhe me dy versione me “diamantë pavé”, që shkonin deri në 30 mijë e 400 dollarë për copë.

Por luksi nuk ndaloi këtu. Para se të zbërthente blerjet e Cartier, Cardi tregoi dhuratën e fundit nga partneri i saj, futbollisti i ekipit New England Patriots, Stefon Diggs: një orë Patek Philippe Nautilus, e mbuluar me diamante, me vlerë mbi 72 mijë e 800 dollarë. “Mendova se po blinte për vete, por doli që ishte surprizë për mua,” tregoi ajo.

Lexo edhe:

DJ i njohur Calvin Harris bëhet baba për herë të parë

“Prishtina përfitoi 22 milionë euro të hyra nga Sunny Hill Festival”

“Mbërriva në shtëpi…” – pas përfundimit të Sunny Hill, Dua Lipa nis pushimet në Shqipëri

Në koleksionin e saj të ri shkëlqenin gjithashtu unaza të markave të njohura si Tiffany & Co. (15 mijë e 600 dollarë), një model unik nga Spinelli Kilcollin, dhe disa bizhuteri klasike nga Van Cleef & Arpels markë që Cardi e cilësoi si simbol të pasurisë së vërtetë.

Kryevepra e koleksionit? Një unazë madhështore “Panthère de Cartier”, e zbukuruar me diamante dhe smeralde, që arrin çmimin marramendës prej 60 mijë dollarësh.

Videoja e reperes mori reagime të shumta në rrjet, ku një përdorues shkroi me humor: “Jam shumë i varfër për ta parë këtë,” ndërsa një tjetër komentoi: “Kam të njëjtin komplet Cartier… nga Amazon.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark