Trajneri i ekipit mbretëror të Real Madrid, Carlo Ancelotti, është prononcuar një ditë para ndeshjes gjysmëfinale që do ta zhvillojnë në Ligën e Kampionëve përballë Manchester Cityt.
“Duhet ta bëjmë një paraqitje e madhe dhe mirëfilltë nesër. Kjo edhe për faktin që rregulla e golave në udhëtim është larguar dhe, si rrjedhojë, kjo i shndërron dy ndeshjet akoma e më të hapura. Në këtë lloj të ndeshjeve është një përzierje mes kënaqësisë që ke arritur deri në gjysmëfinale dhe brengosjes për ta përgatitur ndeshjen ndaj një skuadreje me kontigjent lojtarësh shumë cilësorë si ajo e Manchester City”, nënvizoi ai.
Në vazhdim të konferencës për shtyp trajneri italian tregoi edhe për gjendjen fizike të lojtarëve të tij.
“Mendy ndjehet mirë. Kemi disa mëdyshje akoma rreth lojtarëve si Casemiro dhe Alaba. Do të shohim në stërvitjen e fundit të sotme sesi qëndrojnë punët”, shtoi ai.