×
  • Lajme
  • Lajme

    Çartet Peci- Reagon me nervozë pasi iu zbuluan 100 mijëshet për vëlla të Pacollit dhe këshilltarin e tij

    Insajderi
    17 November 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe akuzave që kanë ardhur nga partitë opozitare.

    Peci e ka cilësuar këtë si një “shthurje mentale” të akuzave dhe shpifjeve, duke theksuar se do të flasë më hapur se kurrë më parë për të demaskuar ata që përpiqen të minojnë punën e tij.

    “Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve”, u shpreh Peci.

    Përmes një postimi në Facebook Peci tha se sulmet kanë filluar nga “patericat” e PDK-së, janë intensifikuar nga LDK-ja dhe përfunduan me kërkesa për shkarkime nga PDK-ja.

    “E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime. Veç pritni kriminela! Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoj si kurrë më parë”, shkroi ministri.

    .Ai theksoi se përpjekjet për ta ndalur janë të kota, duke thënë: “Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!”

    Ai shtoi se suksesi në bujqësi është aq i dukshëm dhe ka sjellë kaq shumë përfitime për qytetarët, sa që është e pamundur për opozitën të përpiqet t’i kundërshtojë ato.

    “Ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston,” shkroi Peci.

    “Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaq pafytyrësinë dhe kriminalitetin tuaj me emra,” u shpreh ai.

    Ky reagim i Faton Pecit vjen pasi, opozita ka kërkuar shkarkime të ministrave të qeverisë Kurti, përfshirë Peci-n, pas akuzave për keqmenaxhim dhe favorizim të grupeve të caktuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark