×
  • Sport
  • Sport

    Casillas rrëfen momentet kritike kur për pak vdiq në stërvitje me Porton

    Insajderi
    26 April 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte viti 2019 kur Iker Casillas po stërvitej me skuadrën e Portos në kompleksin e klubit portugez kur për një moment rrezikoi të humbiste jetën. 

    Një infarkt e goditi papritur dhe për fatin e tij të mirë, mjeku i skuadrës ndodhej shumë pranë dhe i erdhi në ndihmë duke e kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

    Pak orë më vonë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale duke u detyruar të largohej përgjthmonë nga futbolli. 

    Ish-kampioni i botës dhe Europës rrëfen për mediat spanjolle se si e ka ndryshuar jetën e tij ai moment që mund të kishte rezultuar falal.

    “U rrëzova në tokë dhe po kërkoja oksigjen por nuk arrija të mbushesha e kisha shumë dhimbje në gjoks. Shumë e çuditshme. 

    Ne jemi sportistë dhe bëjmë një jetë të shëndetshme. Ndihemi në formë dhe shumë të fortë por në një moment kapesh në befasi nga një dhimbje e fortë në gjoks. 

    Në atë moment e humba kontrollin. Tani ndihem mirë por duhet të pi edhe një qese të madhe me ilaçe që më japin siguri. Vetëm mjekët mund të më thonë se çfarë duhet të bëj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark