×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ç’do të bëjë Trump ditën e parë të punës si president?

    Insajderi
    17 November 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 20 janar 2025, Donald Trump do të betohet para Kapitolit dhe do të bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai, që ka deklaruar se nuk do të jetë një “diktator”, ka përmendur gjatë fushatës disa masa që do të marrë përmes dekreteve, si pjesë e kompetencave presidenciale, sapo të rikthehet në Zyrën Ovale.

    Mbyllja e kufirit jugor

    Presidenti i zgjedhur nuk dëshiron të humbasë kohë për të nisur politikën e tij kundër emigrantëve, që qe një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij. Në ditën e parë të mandatit të tij, ai pritet të realizojë atë që ka deklaruar ai disa herë: “do ta mbyllim kufirin” me Meksikën, duke hedhur bazat për mbajtjen ecpremtimit për “operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane”.

    Ai ka paralajmëruar se forcat federale dhe lokale të rendit do të mobilizohen menjëherë për të mbledhur miliona emigrantë dhe më pas për t’i “dërguar në shtëpi”. Sipas agjencisë Reuters, ai mund të lëshojë një dekret që deklaron një emergjencë kombëtare për të përshpejtuar zbatimin e këtyre masave.

    Kjo do t’i mundësonte Trump-it të “çlirojë fonde” për të financuar ndërtimin e murit në kufirin me meksikën dhe për të “mobilizuar ushtrinë”. Sidoqoftë, një dekret i tillë ka shumë gjasa të rrëzohet nga gjykatat.

    Amnisti për protestuesit e Kapitolit

    Mbi 1 560 persona janë akuzuar pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, që kishte për qëllim kundërshtimin e betimit si president të Joe Biden, me pretendimin se ai i kishte vjedhur zgjedhjet. Trump i ka cilësuar protestuesit si “patriotë të jashtëzakonshëm” dhe ka premtuar t’i ndihmojë “që në ditën e parë”, duke shprehur gatishmëri për të “amnistuar shumë prej tyre nëse janë të pafajshëm”.

    Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit

    Sipas New York Times, Trump, tani 78 vjeç, është duke përgatitur një dekret për të tërhequr sërish Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Kjo masë pritet të shoqërohet me të tjera në të njëjtën frymë, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj politikave më pak kufizuese për industrinë dhe energjinë.

    Politika energjetike: “Do të shpojmë, shpojmë, shpojmë”

    Që në ditën e parë, Donald Trump ka premtuar një qasje agresive për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kjo mund të nënkuptojë rikthimin e lejeve për shpimet e naftës në parqet kombëtare, të cilat ishin mbrojtur nga administrata Biden. Kjo komentohet si një masë simbolike për bazën elektorale që e mbështeti atë.

    Lufta kundër inflacionit

    Trump e ndej presionin për të zgjidhur çështjen e inflacionit dhe mund të propozojë menjëherë një projektligj për të rikthyer uljet e taksave të miratuara në dhjetor 2017, të cilat tani janë të pavlefshme. Kjo masë mund të nisë që në ditën e parë të mandatit të tij.

    Sulmet ndaj të drejtave transgjinore

    Një tjetër premtim që ka entuziazmuar bazën e tij konservatore është “t’i japë fund çmendurisë transgjinore”. Trump ka premtuar se do të anulojë mbrojtjet për studentët transgjinorë të vendosura nga administrata Biden. Për më tepër, ai mund të dekretojë se “ekzistojnë vetëm dy gjini”, një veprim që do të kënaqte një pjesë të bazës së tij anti-“Woke” pa kosto politike të madhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark