Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, në një intervistë për GdS ka kritikuar, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolën, për të cilët thotë se po ankohen shumë dhe pa të drejtë.
Klopp e Guardiola kanë qenë vazhdimisht të zëshëm ndaj UEFA-së dhe FIFA-së, duke i kritikuar organizatat më të mëdha të futbollit për orare të ngjeshura dhe mundësi shumë të vogla pushimi.
Ceferin për mediumin italian thotë se Klopp e Guardiola nuk duhet të ankohen sepse fitimet e skuadrave të tyre varën nga ndeshjet.
“Është gjithmonë lehtë të sulmosh FIFA-në dhe UEFA-në, por kjo gjë është shpjegohet thjeshtë. Nëse luan pak ndeshje, do të marrësh më pak para. Ata që duhet të ankohen janë punëtorët e fabrikave që marrin më pak se një mijë euro në muaj e jo ata që marrin milionat.”