×
  • Sport
  • Sport

    Çekia zbret në “Air Albania” për stërvitjen e fundit, gjithë lojtarët të gatshëm

    Insajderi
    11 October 2023 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republika Çeke zhvilloi pasditen e kësaj të mërkure seancën stërvitore në “Air Albania” në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që luhet këtë të enjte në orën 20:45.

    “Sport News” transmetoi live stërvitjen e skuadrës së Çekisë, e cila ishte e plotë, me lojtarët që po stërviteshin të gjithë.

    Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Jaroslav Silhavy, i cili u pyet për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se të 23 lojtarët që ka grumbulluar janë të gatshëm dhe të aftë fizikisht për të luajtur.

    “Në këtë moment 20 lojtarët dhe tre portierët janë komplet të aftë për të luajtur në ndeshjen e nesërme”.

    Tesksa sa u përket lojtarëve që nuk ishin në gjendje të grumbulloheshin me kombëtaren e Republikës Çeke janë: Patrik Schick, sulmuesi i Bayer Leverkusen, Alex Kral, mesfushori i Union Berlin dhe Antonin Barak i Fiorentinës./SS

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark