Trajneri i Ipswich Cityt, Kieran McKenna, pret që sulmuesi Bersant Celina të qëndrojë me Blutë gjatë pushimit të javës së ardhshme, pavarësisht se Kosova ka ndeshje miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
McKenna thotë se Celina ka folur me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar, ashtu siç bëri gjatë ndeshjeve edhe gjatë ndeshjeve të nëntorit.
“Ai (Celina) ka pasur disa biseda me ta (FFK-në) dhe unë e kam kuptuar se Bersanti me komunikimin që ka pasur me federatën ua ka bërë të qartë se ai me të vërtetë dëshiron të qëndrojë javën e ardhshme dhe dëshiron të përfshihet në disa ndeshje të rëndësishme që ne kemi”.
“Siç e kuptoj unë, ai do të qëndrojë me ne dhe do të jetë i disponueshëm gjatë dy javëve të ardhshme”, deklaroi trajneri i Ipswich.
McKenna është një fans i madh i 25-vjeçarit të huazuar nga Dijon, të cilin e njeh prej disa kohësh,, shkruan Telegrafi.
“Më ka pëlqyer shumë të punoj me të, ai është një lojtar që e kam njohur që nga koha e tij si lojtar i ri në Manchester City, nga luajtja kundër tij fillimisht kur unë isha në Tottenham kur ai ishte ndoshta 16 ose 17 vjeç dhe sapo kishte ardhur nga Norvegjia”, deklaroi McKenna.