×
  • Sport
  • Sport

    Celtic mposht Rangers në derbin e parë këtë sezon

    Insajderi
    03 September 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Celtic mund Rangers në derbin e parë të sezonit!

    Ndryshe nga çfarë pritej, mesditën e kësaj të diele, në arenën “Ibrox Stadium” të Glasgout, skuadra e Celtic ka mundur, me rezultatin minimal 0 me 1, në “klasiken” skoceze, rivalët historikë të Rangers, në përballjen e vlefshme të javës së 4-rt, të Premiership.

    Përgjegjës për golin e vetëm të sfidës ishte “bomberi” japonez i Celtic, Kyogo Furuhashi, i cili pas një asistimi fantastik të danezit Mattheë O’Riley mposhti portierin Butland, në minutën e 47’ të pjesës së parë, duke vendosur fillimisht avantazhin e më pas fitoren minimale të skuadrës së tij.

    Me këtë fitore, Celtic ngjitet në vendin e parë të tabelës me 10 pikë dhe në javën e ardhshme të kampionatit do të përballet me skuadrën e Dundee, ndërsa Rangers pozicionohet në vendin e 4-rt me 6 pikë, ndërsa në javën e ardhshme do të udhëtojë drejt transfertës së Saint Johnstone..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark