Në një sondazh të bërë nga gazeta “The Guardian”, rreth 50 për qind e popullatës kanë votuar se nuk kanw interesim të përcjellin inaugurimin e presidentit republikan, Donald Trump.
Inaugurimi i tij ka një shkallë shumë të vogël të përcjelljes në krahasim me tre presidentët që kanë qenë para tij.
Ky sondazh ka kapur normat e miratimit para inaugurimit që nga viti 1992, nga ish presidenti Bill Clinton, George W Bush dhe së fundi Barack Obama.
Këtij sondazhi i prin Barack Obama, me 78 për qind të interesimit për përcjelljen e tij për inaugurim. /Insajderi.com