Insajderi
Botë

“Lindja e Mesme do të kthehet në ferr”- Trump kërcënime serioze për Hamasin, pret që t’i plotësohet kjo kërkesë deri në inaugurimin e tij

Insajderi
07 January 2025 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Lindja e Mesme do të kthehet në ferr”- Trump kërcënime serioze për Hamasin, pret që t’i plotësohet kjo kërkesë deri në inaugurimin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA’ve, Donald Trump, paralajmëroi se nëse pengjet që ende mbahen në Gaza nuk lirohen deri në kohën e inaugurimit të tij më 20 janar, “Lindja e Mesme do të kthehet në ferr”.

“Nuk do të jetë mirë për Hamasin dhe nuk do të jetë mirë, sinqerisht, për askënd. Do të kthehet në ferr. Nuk dua ta them këtë, por kjo është ajo që është”, tha Trump, duke shtuar se sulmi i 7 tetorit i Hamasit ndaj Izraelit nuk do duhej ndodhur kurrë, sipas CNN, përcjell Insajderi.

LEXO EDHE:

Steve Witkoff, i zgjedhuri i Trump për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme gjatë administratës së tij, tha se negociatorët “po bëjnë shumë përparim” në një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza.

Witkoff tha se do të kthehet në Doha, ku negociatat do të zhvillohen nesër.

“Është presidenti, reputacioni i tij, gjërat që ai ka thënë që po drejtojnë këtë negociatë, dhe kështu shpresojmë se gjithçka do të funksionojë dhe ne do të shpëtojmë disa jetë”, tha Witkoff. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark