×
  • Lajme
  • Aktuale

    Çështja e rrymës në veri, Konjufca jep afat optimal për gjetjen e zgjidhjes

    Insajderi
    22 January 2022 - 12:56

    Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër kreut të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, ku ndër të tjera ka kërkuar që të bëhet një marrëveshje për punën e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

    Pas kësaj letre, një afat të mundshëm se kur potencialisht duhet të gjendet një zgjidhje, e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa ka folur për zgjidhjen e krizës energjetike në vend.

    Konjufca thotë se dy çështjet kritike janë kthimi në punë i Bllokut B2 dhe futja e veriut të Kosovës në pagesë.

    Sipas tij, nëse këto dy çështje zgjidhen deri në qershor, atëherë dimri tjetër do të jetë i pavërejtëshëm.

    “Unë po mendoj që ajo  që e tha Astriti si muhabet që u mundu t’i grumbullojë disa resurse, duke u mund me e dhanë pak ma optimist totalitetin e megavateve. Unë mendoj në gjashtë muajt e ardhshme, kritike është kthimi i bllokut, edhe kritike është futja e pjesës së veriut të Kosovës në pagesë. Na po jemi si afat, unë mendoj që nëse me 1 qershor vijm qetu, edhe qeto probleme janë zgjidh. Unë po e jap si një far verzioni. Unë mendoj që dimri i vitit 2022/3, ka me qenë krejtësisht i pavrejtshëm, si disa dimra të 2015-ës, 2016-ës”, ka thënë Konjufca në Rtv Dukagjini.

    Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muajt e fundit të vitit të kaluar. Qeveria ka ndarë disa miliona euro për subvencionimin e energjisë, derisa ZRRE-ja ka propozuar ndryshim të tarifimit për ata që shpenzojnë më shumë se 600 kËh.

    Kjo është kundërshtuar nga opozita, të cilët kanë paralajmëruar edhe protesta.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark