×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë bisedime paralajmëruan Kurti, Lajçak e Vuçiq pas takimeve të sotme

    Insajderi
    21 October 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vizita e sotme në Prishtinë dhe Beograd e pesë emisarëve perëndimorë duket se do të jetë vetëm fillimi i një përpjekje të re për të rinisur procesin e negociatave dhe për të nxitur Kosovën dhe Serbinë për implementimin e obligimeve të marra në kuadër të dialogut, shkruan Express.

    Lajcak dhe Escobar të shoqëruar nga këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit sot në Prishtinë dhe Beograd kanë dorëzuar një “plan të ri” për atë se si do të vazhdohet përpara drejt normalizimit, kjo pasi që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra.

    Për këtë plan të ri, Lajçak paralajmëruar se do të ketë biseda intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksander Vucic.

     Emisari sllovak ka thënë se bisedimet e përfaqësuesve evropianë dhe amerikanë me të dy liderët do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

    Se do të ketë biseda intensive në vazhdim e ka konfirmuar edhe Zyra për Media e Kryeministrit Albin Kurti të cilët në një komunikatë  për media kanë konfirmuar dorëzimin e “planit të ri” dhe kanë shtuar se “diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”.

    “Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

     Edhe presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, pas takimit me 5 emisarët, ka paralajmëruar se në ditët në viim do të ketë takime të rëndësishme në Bruksel

    “Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, ka shkruar në Instagram Vuçiq.

    Miroslav Lajcak gjatë fjalës së tij pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se kryeministri i Kosovës ka përgjegjësinë për progres në normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas emisarit sllovak Kosova s’mund të ecë drejt BE-së nëse s’ka progres në normalizim dhe këtu ka theksuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesa.

    Ai gjithashtu ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet e tyre në kuadër të dialogut dhe se pret një hetim të plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark