×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Çfarë dreqin….”, Vivien merr vemendje me postimin e fundit

    Insajderi
    13 October 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm pak minuta më parë, Vivien ka publikuar një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes së cilit ka treguar se ndihet e turpëruar.

    Kohët e fundit, Vivien Thano ka qënë qendra e vëmendjes në shtypin rozë dhe shkak për këtë u bë deklarata e saj e fundit, në të cilën rrëfeu arsyen e ndarjes së saj nga Getinjo.

    Ndërkohë që deklaroi se shkaku i ndarjes ishte fakti që reperi ishte i varur nga bixhozi, ky rrëfim i modeles u mbështet nga një pjesë e mirë e fansave por disa të tjerë e kritikuan se ajo kishte nxjerrë detaje nga jeta private e ish të dashurit të saj.

    Ndërkohë që u mendua se historia e dyshes u harrua, Getinjo e ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes marrëdhënien e tyre. Ai ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit, iu ka kërkuar ndjekësve të tij të mos e bëjnë më të madhe ish-marrëdhënien e tij si dhe iu ka kërkuar që ta lënë rehat atë dhe Vivien.

    Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur sot nga Vivien, i cili në fakt është ende i paqartë. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka publikuar një postim në profilin e saj të Instagramit, përmes së cilit ka treguar se ndihet e turpëruar.

    “O Zot, ndihem kaq e turpëruar. Çfarë dreqin po bën”, shkruan modelja bashkangjitur një fotoje, ku shihet teksa vendos duart në kokë.

    Nuk është ende e qartë se për çfarë bëhet fjalë në këtë postim të sajin, i cili me siguri ka krijuar shumë kuriozitet tek fansat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark