×
Show / Fashion

Çfarë duhet të bëni kur ju zë lemza?

Insajderi
19 February 2019 - 13:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lemza është një tkurrje e fuqishme e diafragmës, që takohet në ngacmimet e stomakut, në sëmundjet e aparatit tretës, në sëmundjet e sistemit nervor dhe të nervit të diafragmës.

A e keni vënë re se kur hahet një kokërr hurmë e papjekur menjëherë të zë lemza?Kjo do të thotë që ndodh tkurrja e diafragmës. Edhe nëse hani gjellë shumë të ftohtë në mëngjes iu zë lemza, pra ngushtohet diafragma.

Kura popullore

Merrni 1 lugë kafeje me sheqer dhe hidhni disa pika uthull të frtë rrushi.

Për mjekimin e lemzës merrni 1-6 gjethe rrushi të egër, pasi e grimconi, e zieni në 200 gr ujë për rreth 10 min, më pas e kulloni dhe e pini me gllënka.

Merrni një të verdhë veze dhe 2 lugë pluhur kafeje. I përzieni mirë dhe pastaj në to hidhni edhe 1 lugë lëng limoni, kështu krijohet një lloj kremi. Ng ky ilaç i jepet të sëmurit nga 1 lugë kafeje sa herë që e zë lemza.

Në momentin që iu zë lemza merrni një gotë ujë e pijeni dhe me dorën tjetër mbyllni hundët, që të mos merrni frymë me hundë, derisa të përfundoni gotën e ujit. Atëherë, hiqeni dorën nga hunda dhe do të shihni se lemza do të zhduket.

Është një metodë pak e ngjashme me të parën. Në momentin kur të zë lemza, merrni përsëri 1 gotë ujë për ta pirë, por në të njejtën kohë një person tjetër duhet tju zëri 2 vrimat e veshit derisa të pini gotën me ujë, pastaj do të shihni se lemza nuk është më e pranishme te ju.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark