Meditimi transcendental është një teknikë meditimi e lindur në Indi dhe e sjellë në Perëndim në vitin 1958 nga indiani Maharishi Mahesh Jogi. Nuk është një fe, dhe as filozofi, por …
Meditimi transcendental është një teknikë meditimi që e ka origjinën e tij në Indi, dhe është sjellë në Perëndim në vitin 1958 nga indiani Maharishi Mahesh Jogi.
Ai nuk është fe, dhe as filozofi, por vetëm një metodë që synon rritjen e mirëqenies fizike dhe psikologjike të individit, dhe kësisoj për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Meditimi transcendental nuk është i bazuar tek përqendrimi apo soditja, përkundrazi bën që mendja të kapërcejë (pra të shkojë përtej) çdo veprimtari të mendimit, dhe të mbërrijë burimin e vërtetë të mendimit.
Në këtë mënyrë hyhet në atë që Maharishi Mahesh e quan gjendja e katërt të ndërgjegjes (përveç gjumit, ëndrrës dhe syçeltësisë), që i siguron trupit dhe mendjes një pushim të thellë, duke ripërtërirë energjitë.
Teknika, e cila është përdorur për të promovuar udhëtimin mendor drejt burimit të mendimit, zbulohet vetëm nëpërmjet mësimdhënies me gojë dhe në mënyrë individuale, nga një mësues i trajnuar nga vetë Maharishi Mahesh.
Kursi zgjat 6 ditë; pas së cilit meditimi duhet të praktikohet dy herë në ditë nga 20 minuta, duke qëndruar i ulur me sytë e mbyllur dhe duke përdorur si instrument një tingull mendor, sipas udhëzimeve të mësuesit.