Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ka fyer juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari.
Teksa ka publikuar një artikull ku shihej edhe Kusari, Gjinovci i cili thirret si aktivist në shoqërinë civile ka shkruar krahas fotografisë “Çfarë frizure”.
Ai ka përqeshur dukjen e juristes kosovare duke e shoqëruar edhe me simbole “emoji”.
Përshkrimi i Gjonvcit mbi fotografi ka elemente seksiste edhe mizogjeniste.
Ky veprim i tij u kritikua mjaft shumë nga komentuesit meqë i njëjti jo rrallë pohon se e ndjen veten të civilizuar.
Reagim kishte edhe nga drejtoresha e organizatës “Qika”, Leonida Molliqaj e cila tha se komentet fyese ndaj grave që guxojnë ta ngrisin zërin, janë seksiste dhe nuk duhet të lejohen.
“Ambienti publik kosovar mbetet ende thellësisht patriarkal. Pjesëmarrja e grave në këtë ambient është në vetvete guxim. Rroni ta zëmë, i vetëdeklaruar si aktivist i majtë, s’paska denjuar ta komentojë aktivizmin e Fluturës për lirinë e shprehjes, e paska zgjedhur fyerjen si zhvlerësim të personit.” – ka shkruar ajo.