“Çfarë gruaje je ti tmerr”, Gjesti i drejtohet Eglit pas ‘dasmës’ - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Çfarë gruaje je ti tmerr”, Gjesti i drejtohet Eglit pas ‘dasmës’

    Insajderi
    15 April 2025 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor.

    Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të.

    Me ironi, ai i drejtohet Eglit duke thënë: “Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.”

    Foto: Screenshot/Instagram

    Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë. Jo, more vëlla.”

    Më pas, ai afrohet te dushi, fut kokën brenda dhe kërkon një puthje nga Egli, të cilën edhe e merr, ndërsa çifti shkëmben një moment të ëmbël dhe intim.

    Por, Gjesti nuk ndalet me kaq dhe e vazhdon humorin me të njëjtin qëndrim “i zhgënjyer”, duke thënë: “Asgjë nuk ndryshoi në jetën time, jeta prapë vazhdoi. As kafe… Kështu nuk shkon. Krejt ata dëshmitarë le ta dinë, s’është duke shkuar mes nesh.”

    Momenti shkaktoi të qeshura dhe u komentua menjëherë në rrjet, ku shumë fansa e panë si një mënyrë argëtuese me batuta spontane, tipike për Gjestin, për të ngacmuar partneren e tij në mënyrë të dashur pas dasmës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark