×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë kishte thënë në vitin 2017 vëllai i 22 vjeçarit të vrarë në Siri, për ‘Mulla Mercedesin’

    Insajderi
    11 April 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 28 shtator të vitit 2017, Veton Krusha, vëllai i 22 vjeçarit të vrarë në vitin 2016 në Siri, Hamdi Krusha, kishte dëshmuar ndaj hoxhë Mazllam Mazllamit dhe tre imamëve të tjerë.


    Krusha, kishte dëshmuar se si vëllai i tij i vrarë në prill të 2016’ës në Siri, dy vite para se të merrte rrugën për në ‘Al Nussra’ ishte nisur të shkonte në xhaminë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, që atëkohë drejtohej nga hoxha Mazllam Mazllami, njëri prej imamëve ishte akuzuar për vepër penale qe ndërlidhen me terrorizmin.

    Por Krusha nuk kishte treguar në gjykatë nëse vëllai i tij ka dëgjuar ligjëratat e këtij imami.

    Megjithatë, ai kishte thënë se është në dijeni se Hamdi Krusha t’i ketë ndjekur ligjërimet e imamit Idriz Bilibani, po ashtu imam ky që ishte i akuzuar në të njëjtin proces gjyqësor.

    Në procesin gjyqësor të katër imamëve, Mazllam Mazllami akuzohej për veprën penale Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Në këtë proces gjyqësor Mazllami kishte dalur i pafajshëm.

    Kujtojmë që emri i hoxhë Mazllam Mazllamit u rikthye në media pasi që dy ditë më parë ai u pensionua, derisa për iftar kishte mbledhur dhjetëra persona. Për nder të këtij rasti u zbulua me ceremoni edhe dhurata për të, një Mercedes Benz luksoz të cilin ia zbuloi vet Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.

    Nuk mund të thuhet se kjo dhuratë modeste për një bashkësi religjioze që kritikohet për mbajtjen e financave pa publikuar.

    Luksi i tepërt nuk mund të thuhet se i shkon për shtat modestisë e moderimit fetar, e pikërisht edhe në muajin e Ramazanit kur riti i agjërimit është i obligueshëm.

    Ka pasur raportime se edhe shërbimi i pelegrinazhit në Mekë për besimtarët myslimanë të Kosovës është më i shtrenjtë se në vendet e rajonit./gazetametro.net

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark