×
  • Showbiz
  • Show

    Çfarë kuptimi kanë fjongot blu që të famshmit kishin të vendosur në Oscar-së?

    Insajderi
    14 March 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së hënës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila është drejtuar nga komediani Jimmy Kimmel.

    Në sytë e publikut kanë rënë fiongot ngjyrë blu, që disa nga të pranishmit i kanë pasur të ngjitur në veshjet e tyre.

    Shiritat ku shkruhej #WithRefugees, të krijuar nga Knotty Tie Co, ishin për fushatën #WithRefugees të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

    Lëvizja, e krijuar me një grup organizatash jofitimprurëse, fondacionesh, organizatash me bazë besimi, grupe rinore dhe biznese, synon të ndihmojë refugjatët ndërkombëtarë dhe të bëjë thirrje për më shumë mbështetje për ta.

    Kjo përfshin të paktën 100 milionë njerëz që në vitin 2022 janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre.

    Në një deklaratë për shtyp, organizata ka thënë “Përdorimi i shiritit blu #WithRefugees në tapetin e kuq dërgon një mesazh të fuqishëm vizual se të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë siguri, kushdo dhe kudo që është”./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark