×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë masash do të merren ndaj Pranvera Zejnullahu-Raci pasi avancoi në punë pa licencë logopedin? – Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

    Insajderi
    29 November 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndaj logopedit Iljasa Fazliu i përfshirë në skandalin e abuzimit të tre vjeçares me autizëm, të hënën Gjykata Themelore e Gjilanit ka marr masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Fazliu i cili vepronte pa pasur licencë të punës është ngritur në pozitë vetëm para dy muajsh nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raci. Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë nga Ministria e Shëndetësisë së çfarë masash do të merren ndaj tyre.

    Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

    Lidhur me këtë rast nuk gjeti kohe të deklarohej Pranvera Zejnullahu-Raçi, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në ShSKUK-së, e cila e kishte avancuar në pozitën e shefit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK, Iljasa Fazliun. E që i njëjti kishte qenë duke operuara pa licencë të punës

    Gazeta Insajderi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të dijë nëse tashmë kanë nisur masat ndaj UD të drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, për shkak të avancimit në punë pa licencë.

    Në përgjigjet e MSH, thuhet se ndaj personave te cilët shkelin kodin etik, parashihen në Ligjin e punës, Kodi Etik, Ligjin për Shëndetësi.

    Ndonëse, nuk jepet sqarim se çfarë masash konkret do të ndërmerren apo pritet të marren.

    “Masat ndaj personave te cilët shkelin kodin etik, parashihen në ligjin e punës, kodi etik, ligji për shëndetësi, ndërsa masat tjera ndërmerren në nivel të institucionit ku ka qenë i angazhuar së drejtoreshës në ShSKUK-së. Sa i përket menaxhmentit te ShSKUK-së, përformanca e tij mbikëqyret dhe vlerësohet nga Bordi i ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjet e MSH-së dhënë Insajderin. 

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij.

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.

    Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

    ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark