Derisa Evropa po përballet me një rritje të partive që përkrahin politika kundër emigrantëve, zgjedhja e një si myslimani në krye të një qyteti të rëndësishëm perëndimor është e rëndësishme.mor është e rëndësishme.
The Guardian ka bërë biseda me qytetarë të ndryshëm të Evropës të cilët në përgjithësi e kanë mirëpritur zgjedhjen e londinezëve.
“Zgjedhja e Sadiq Khan dërgon një mesazh të shkëlqyeshëm për botën. Është reflektim i mentalitetit të Britanisë, që unë si francez, besoj se ata janë më të hapur se sa që jemi ne,” ka thënë Mathilde, 18 vjeçare nga jugu i Francës. “Kjo tregon se londinezët shohin përtej fesë dhe racës në një personi”
Vetëm vitin e kaluar, sipas një sondazhi në Britani, doli se 31 për qind e atyre që jetojnë në Londër do të ndiheshin jo fort mirë me zgjedhjen e një myslimani si kryetar, ndërsa 13 për qind të tjerë nuk ishin të sigurt për një gjë të tillë.
Mathilde jeton në Alleins, një fshat jo shumë larg Marsejës, vend që është shtëpia e rreth 250 mijë myslimanëve. Në vitin 2015, banorët e kësaj ane votuan një parti të krahut të djathtë dhe një parti tjetër të ekstremit të djathtë. Ajo ka treguar se në rajonin ku jeton ka diskimin ndaj myslimanëve, edhe pse ndonjëherë në forma më të fshehta.
Louis, 18 vjeçar, që po ashtu jeton në Francën jugore, thotë se myslimanët në fakt janë më shumë të integruar në shoqëri se sa që Mathilde beson. Por ai thotë se nuk prêt që të shohë asnjëherë një kandidat mysliman të marrë një pozitë të ngjashme si Sadiq Khan.
“Për mua nuk ka rëndësi se çfarë religjioni i takon një person përderisa ai është I aftë për atë punë. Besoj se fitorja e Khan përshkruan diversitetin etnik të Londrës.”
Ndërsa Rafiq, një 70 vjeçar nga Zvicra, thotë se myslimanët ia dalin mjaft mirë në zgjedhje lokale dhe marrin mjaft vota, edhe pse partia populiste e krahut të djathtë në këtë vend fitoi shumicën e votave.
“Duket se akte të islamofobisë nuk janë aq të shpeshta se san ë fakt ndonjëherë thuhet. Në vendin ku unë jetoj për shembull, ka njerëz miqësor dhe me mendje të hapuir dhe kanë qasje miqësore ndaj fqinjëve dhe grave të tyre që janë të mbuluara. Disa myslimanë po marrin pjesë në zgjedhje dhe disa prej tyre edhe marrin numër të konsiderueshëm votash, por jo sa duhet,” ka thënë ai.
Ursula, 62 vjeçare nga Gjermania, beson se edhe gjermanët do të votonin dikë pa marrë parasysh religjionin që I takon ai kandidat.
“Pjesa myslimane e shoqërisë nuk është shumë aktive në politikë. Ndoshta ata besojnë se duhet mbajtur distancën, ose besojnë se nuk duhet përfshirë.”
Kurse Hanna nga Finlanda beson se fitorja e Khan është e rëndësishme marrë parasysh diskriminimin që myslimanët përjetojnë në Evropë si dhe në kohën kur po rriten partitë e krahut të djathtë. Ajo ka thënë se në Finlande ka politikanë që hapur janë racist.
Ajo përmend faktin se pas ardhjes në pushtet të partisë së djathtë, shumë njerëz kanë marrë qëndrim më të ashpër ndaj emigrantëve.
Nesi, 44 vjeçare, mësuese në një shkollë në Spanjë, thotë se zgjedhja e tij do të përmirësojë në përgjithësi jetën e myslimanëve./Insajderi.com