×
  • Showbiz
  • Show

    “Çfarë ndërtuam bashkë e shkatërrove”/ Besi i dërgon mesazh Xhensilës?

    Insajderi
    23 May 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Divorci mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është më i përfoluri i momentit. Jeta e tyre private ka përbërë gjithmonë interes për publikun, por pas divorcit ky interes është shumëfishuar. Së fundi, Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

    Përmes një postimi në Instagram ai thekson se ky teksti është “tekst shpirti” gjë që duket se nënkupton se mund të jetë një mesazh për këngëtaren.

    “Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin-a do bësh viktimën…”, thuhet mes të tjerash në tekstin e këngës.

    Kujtojmë se ishte aktori ai që konfirmoi ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me banorët në Ferma Vip, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.

    “Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark