×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çfarë parasheh vendimi i Qeverisë për krizën energjetike?

    Insajderi
    15 August 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga sot kanë nisur reduktimet me energji elektirke në Kosovë, gjashtë orë në favor të rrymës e dy në favor të territ. Një situatë e ngjajshme sikurse në periudhën e pas luftës në Kosovë, kur vendi përballej me reduktime të ashpra të energjisë. Njoftimi erdhi nga KEDS, por që fajsonte qeverinë e Kosovës se paratë që kishte ndarë për tejkalim të krizës nuk kishin shkuar tek ta.

    Kosova po përballet me masat emergjente të energjisë elektrike. Një dimër të ashpër para pak ditësh paralajmëroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. Reduktimet veç se kanë nisur, ndonëse jemi në muajin gusht, shkrua Insajderi.

    Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, asnjë kundër e abstenim kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

    Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

    “Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

    Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

    “Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, vijon njoftimi.

    Ky vendim përfshinë:
    – Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit;
    – Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave;
    – Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe
    – Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

    Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark