Çfarë po mundohet të tregoj Borrell përmes mesazheve virtuale - Kap edhe kokën me duar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çfarë po mundohet të tregoj Borrell përmes mesazheve virtuale – Kap edhe kokën me duar

    Insajderi
    27 February 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Bashkimit Evorpian, Josep Borrell po ndërmjetëson në takimin e sotëm në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq. Borell njihet për mesazhet virtuale që mundohet t’i përçoj nga takimi trepalësh.

    Kësaj here, me të filluar takimi, Borrell kap kokën me dorë për disa sekonda duke e mbajtur ulur. Ky gjest ti tij mund të nënkupton lodhjen që ai po e përjeton nga takimet pa rezultat mes dyshes.

    Në videon e shkurt të publikuar nga faqja e BE’së, në sekondën e dytë shihet Borrell me duar në kokë.

    E po ashtu sot, ajo që ra në sy është se Borelli po i shërbente kafe në filxhan kryeministrit Kurti.

    Kujtojmë se Kurti në fillim të këtij muaji kishte ironizuar me Anotacionin duke thënë se është si kafja pa filxhan.

    Kujtojmë se në takimin e fundit Borrel kishte marr në tavolinë një orë, përmes së cilës po I tregonte kryeministrit Kurti se koha po i mbaron.

    Janë bërë gati pesë orë që kur kanë nisur bisedimet në kuadër të takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel, dhe ende nuk ka konferencë për media dhe publikun./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark