Të shtunën e ardhshme është finalja e madhe e ‘Big Brother VIP Albania 3’. Një natë më parë u bënë të ditur edhe finalistët, të cilët janë 5. Ndërkohë që sot, pa humbur shumë kohë, ka nisur puna për ndërtimin e skenës, aty ku do të shpallet dhe fituesi i çmimit të madh.
Kjo u bë e ditur nga moderatori Ledion Liço i cili ka treguar punimet e skenës.
‘Çfarë po ndërtohet? Një finale e jashtëzakonshme”.
Kujtojmë se Françeska la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Meriton Mjekiqi, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno dhe Heidi Baci.