×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë po ndodh me ndërtimin e stacionit policor në Leposaviq?

    Insajderi
    08 March 2023 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punimet për ndërtimin e një stacioni policor kufitar në fshatin Dren të komunës së Leposaviqit kanë ndaluar në fillim të shkurtit.

    Megjithatë, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë sot se nuk ka ngecje në ndërtim, por se janë duke i ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

    “Nuk ka ngecje është marrë vendimi i qeverisë, njëherë është shpall interes nacional pastaj është shpallur vendimi për shpronësim. Pasi të kryhen detyrat që dalin nga vendimi i parë do të vjen radha te vendimi i dytë dhe tretë. Pastaj punimet të vazhdojnë andej”, tha ministri Aliu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ndërkohë, muajin e kaluar, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një dëgjim publik për shpronësimet e tokave në fshatrat Dren, Zasellë dhe Leshak në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

    Ky diskutim – ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe misioneve ndërkombëtare – erdhi pasi një grup i serbëve lokalë nisën një protestë në fillim të shkurtit duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për shpronësim, duke argumentuar se është ”ilegale”.

    Për çështjen ka reaguar edhe Bashkimi Europian, i cili pati thënë se “po i përcjellin me shqetësim aktivitetet e ndërtimit të cilat po zhvillohen në zonat kadastrale Dren dhe Leshak”.

    “Është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet final”, pati thënë zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon.

    ”BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht”, ishte shprehur Gaon, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi, kishte raportuar ekskluzivisht për nisjen e ndërtimin e stacionit të policisë kufitare

    Punimet nisën në zonën katasdrale Dren dhe Leshak, zonë kjo e cila me vendim qeveritar të datës 16 janar u shtetëzua si zonë e interesit të veçantë publik për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interesin Publik”, aty do të ndërtohet stacion i policisë kufitare.

    Lexo edhe:

    Kundërshtimi i Listës Serbe

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i është drejtuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së dhe Komandatit të KFOR-it, kundër ndërtimit të stacionit të policës kufitare në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit,.

    Rakiq e quajti “shpronësim të paligjshëm” në letrën e tij drejtuar ndërkombëtarëve, siç shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

    “Letra qartësisht tregon të gjitha shkeljet e rregullimeve ligjore për çështjet e shpronësimit, dhe kjo procedurë është e papranueshme për pronarët dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës, dhe këto lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokave serbe”, ka shkruar Rakiq, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rakiq u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ndikojnë në ndalimin e punimeve në këto pjesë.

    Ndërkaq, në ato pjesë të punimeve ka dalë edhe i ashtuquajturi kryetar i përkohshëm i Leposaviqit, Zoran Todiq.

    “Ka 15 ditë nga ky vendim i kundërligjshëm për shpronësimin e tokave në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, për të cilin sot mësuam qëllimet për të cilat është bërë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një baze të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot ka qenë edhe një lëvizje e njëanshme, për të cilën askush nuk na ka njoftuar, janë të pranishme makineritë e rënda të ndërtimit, këta persona që kryejnë punën janë siguruar nga pjesëtarët e njësive speciale të policisë të armatosur deri në dhëmbë. Jam i shqetësuar, i inatosur dhe sot kjo nuk është në favorin e askujt sepse nuk na duhen tensione të reja. Por populli është i vendosur të mos lejojë sekuestrimin e tokave dhe trashëgimisë”.

    “Askush nuk është rehat me një njësi policore thjesht shqiptare që qëndron këtu dhe situata është me të vërtetë e vështirë. Ne takuam drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, dhe kemi informacione se për këtë është njoftuar dhe i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Përkundër protestave të vendasve, ata vazhdojnë të kryejnë punime”.

    “Sot po punohet për zgjerimin e rrugës që të çon në këtë truall me 83 hektarë sipërfaqe, 13 prej të cilave janë në pronësi të banorëve të fshatit Dren. Gjashtë parcela janë në pronësi shoqërore, ndërsa një parcelë është komunale, në të cilën ka varreza lokale. Në bisedë me nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Veton Elshani, kemi përcjellë se banorët e zonës kërkojnë që të ndërpriten të gjitha punimet sepse nuk pranojnë sekuestrimin e pasurisë”.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark