×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Rruga e gjatë e nënshkrimit të gjysmë-kontratës milionëshe për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale

    Insajderi
    08 March 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu, i janë dashur një vit për ta përmbyllur një pjesë të kontratës për mirëmbajtjen investive të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës.

    Dje është nënshkruar vetëm Loti i tretë i tenderit të dedikuar për vitin 2022, pavarësisht se tash kanë kaluar thuajse tre muaj të vitit 2023.

    Atë e ka fituar Grup i Operatorëve Ekonomikë: Rahovica Comerce SH.P.K.; Linda dhe kap shumën e 668 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, e gjithë procedura për këtë prokurim publik kishte nisur më 21 prilli të vitit të kaluar kur ishte bërë njoftimi për këtë kontratë.

    Aty njoftohej se tenderi do të peshonte 3 milionë e 596 mijë e 710 euro do të jepej në tre lote.

    Kompania që do ta fitonte Lotin e parë do të mirëmbante 694 kilometra, ajo që do ta fitonte Lotin e 2 do të merrej me 918 kilometra të tjera, dhe pastaj lotit të tretë do t’i mbeteshin edhe 574 kilometra, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga momenti kur ishin zbuluar detajet për kompanitë që do të konkurronin për këtë tender, ishin dashur dhjetë muaj që të shpallej fituesi.

    Më 22 shkurt të këtij viti, në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ishte publikuar njoftimi për dhenie të kontratës.

    Sipas saj, Lotin e parë që peshonte mbi 783 mijë euro e kishte fituar Grup i Operatorëve Ekonomikë: Bujar Shabani B.I.; VIA EGNATIA SH.P.K.; BAGERI – 1 SH.P.K..

    Lotin e dytë që kishte vlerën e mbi 1 milion eurove e kishte fituar Grup i Operatorëve Ekonomik: RSM Company SH.P.K.; KOSOVA ASFALT SH.P.K., derisa Lotin e tretë Grup i Operatorëve Ekonomikë: Rahovica Comerce SH.P.K.; Linda, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, pse u anulua një pjesë e tenderit vetëm një ditë pas publikimit?

    Më 23 shkurt në KRPP u bë publik njoftimi për anulimin e Lotit 1 dhe 2 të kontratës për për mirëmbajtjen investive të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës.

    Kjo pasi një urdhër i lëshuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit kërkon anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky vendim ka ardhur pas në gjykatën e tenderëve gjenden dy ankesa të cilat i kanë çuar kompanitë që kanë aplikuar për tenderin në fjalë, por që nuk janë shpallur fituese.

    Sipas OSHP-së, ankesat janë ende në proces, dhe meqë nuk ka një vendim final për to, Loti 1 dhe 2 i kontratës duhet të anulohen, shkruan Gazeta Insajderi.

    Telashet e Ministrisë së Aliut me tenderët e rrugëve

    Në prill të vitit të kaluar Ministria e Infrastrukturës që drejtohet nga një figurë e fuqishme politike e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu kishte shpallur tenderin milionësh për angazhimin e firmave që do të mirëmbanin rrugët regjionale e atyre nacionale deri në vitin 2025.

    Vlera e parashikuar që atë ditë ishte mbi 30 milionë euro.

    Procedurat do të vazhdonin për muaj të tërë derisa në tetor të vitit 2022 u nënshkrua kontrata e parë dhe e dyta, për të vazhduar edhe me dy kontrata të tjera në dhjetor të vitit të kaluar.

    Por, që nga nënshkrimi i kontratave pakënaqësitë me këtë tender milionësh kanë nisur nga kompanitë që nuk e fituan atë. Kanë ngritur pretendime për korrupsion. Në ankesat e tyre kanë përfshirë edhe dokumente e fotografi për të mbështetur pretendimet e tyre.

    Për këtë tender deri tash në Organin Shqyrtues të Prokurimit janë deponuar dy ankesa nga dy kompani. Pretendimet e tyre nisin prej asaj që një kompanie iu pranua oferta ani pse nuk e posedonte dëshminë që kishte kapacitete financiare në bankë, aq sa kërkohej me kritere, që menaxherin e projektit e prezantojnë me përvojë 15 vjeçare kur ka diplomuar 12 vite më parë, e deri te ato që edhe pse e kërkon ligji, disa pronarë firmash nuk kanë dorëzuar dokumentet që nuk janë dënuar nga Gjykata – por prapë oferta u është pranuar. Përfundojnë deri te sjellja e dëshmive për falsifikim, fatura fiktive e pranim i pajisjeve me dokumente të dyshimta.

    Pa vërtetim Gjyqi e me dëshmi mashtruese, pretendimet e ankuesit në OSHP

    Në këtë tender milionësh, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fitues edhe një konzorcium kompanish që aplikuan së bashku, por që pronarët janë kryesisht familjarë mes vete, të renditura si “VIA SH.P.K.; EUROKOS HOLDING SH.P.K.; A.L-ASFALT shpk; DioBes SH.P.K.; EUROTITAN SH.P.K.”.

    “Ylli Shamolli në cilësinë e personit të autorizuar të EUROKOS HOLDING SH.P.K. nuk ka ofruar fare vërtetimin nga Gjykata që nuk është i dënuar në10 vjetëshin e fundit”, thuhet në ankesën e deponuar në OSHP dhe ku bëhet me dije se në këtë konzorcum edhe dy persona të tjerë qëështë dashur ta dorëzojnë këtëdëshmi,Astrit Varakun e Luan Mema që janë si persona ë autorizuar dhe bashkëpronarë te AL ASFALT, nuk e kanë bërë këtë.

    Sipas pretendimeve të kompanisë ankuese, me rastin kur Ministria e Liburn Aliut shpërbleu me kontratë këtë grup kompanisë ka shkelur nenin 65 të Ligjit të Prokurimit.

    Kompania ankuese tutje pretendon që Ministria e Infrastrukturës e shpërbleu ketë kompani ani pse menaxheri i projektit që u caktua nga ta për këtë tender ka dëshmi, siq thuhet në dokument “janë fiktive dhe me të dhëna të rrejshme e mashtruese”.

    “E themi këtë sepse tek referenca e lëshuar nga kompania NTP EUROKOS SHPK për projektet e renditura nga 1 deri në 11, tre prej tyre( 1, 2 dhe 7) janë projekte ndërtimore që nuk munden të konsiderohen projekte të natyrës së njëjtë sipas kërkesës së AK-së (Ministrisë së Infrastrukturës)”, thuhet në këtë dokument.

    Aty janë përmendur një seri dokumentesh që sipas kompanisë ankuese duhet ti verifikoi vet Ministria, pasi që do ta zbuloi se projektet që u morën si referencë janë vet brenda Ministrisë sëInfrastrukturës e do të iu del që menaxheri që paraqiti ky grumbull kompanish në fakt nuk ka punuar në ato projekte fare.

    “Nëse kjo nuk verifikohet nga ana e AK-së (MI) gjatë shqyrtimit të Kërkesës tonë për Rishqyrtim, ne do të i drejtohemi OSHP-së dhe organeve tjera kompetente për verifikim dhe hetim të mashtrimit të tillë”, thuhet në këtë dokument.

    Kush e drejton grupin e kompanive që akuzohen për falsifikim?

    VIA SH.P.K.është kompani në pronësi të Drilon Shamollit, që për aktivitet primar ka “aktivitetet e inxhinierisë dhe këshillimit teknik”, i cili po ashtu ka në pronësi firmën me emër të njëjtë të regjistriar edhe në Republikën e Shqipërisë.

    EUROKOS HOLDING SH.P.K.është në pronësi të Ylber Shamollit, dhe po e njëjta është e regjistruar si firmë edhe në Shqipëri, derisa i njëjti ka në pronësi edhe firma të tjera në Kosovë, përfshirë edhe aksione në një hidrocentral.

    Firma e tretë në këtë grumbull kompanish del të jetë ajo A.L-ASFALT që në regjistrin e hapur të bizneseve në Shqipëri është në pronësi të biznesmenëve Astrit Varaku e Luan Mema.

    DioBes SH.P.K.është themeluar në vitin 2020 dhe është në pronësi të Xhelal Shabanit.

    Firma e fundit në këtë grup fitues ështëEUROTITAN SH.P.K. në pronësi të Ardit Shamollit.

    Insajdri tash e një javë ka dërguar pyetje te këto kompani për pretendimet e ngritura ndaj tyre, por nga ta nuk ka mare ende asnjë përgjigje. Edhe Ministria e Infrastrukturës është mbajtur e informuar për dërgimin e këtyre pyetjeve, por as ata nuk kanë komentuar.

    Punë edhe për Prokurorinë

    Nëankesë disa faqe radhazi i janë kushtuar edhe analizimit të faktit që grumbulli i kompanive që u shpërblye në këtë rast, “VIA SH.P.K.; EUROKOS HOLDING SH.P.K.; A.L-ASFALT shpk; DioBes SH.P.K.; EUROTITAN SH.P.K.”, nuk arrin as që të i përmbush kriterin sasior të vlerës sëprojekteve qëkishte kërkuar Ministria e Infrastrukturës, por megjithatë iu mor si e mirëqenë oferta.

    Ky grumbull i kompanive që u shpërblye nga Ministria e Infrastrukturës ka dorëzuar listën e pajisjeve dhe dëshmi mbi posedimin e tyre, por sipas pretendimeve të kompanisë që deponoi ankesë në OSHP, “pas analizimit në detaje të tyre, del që shumica janë dëshmi fiktive, të falsifikuara, të duplifikuara…”.

    Mbi 15 faqe të këtij dokumenti qëështë deponuar zyrtarisht në “Gjykatën e tenderëve”, janë të mbushura me fotografi të pajisjeve dhe dokumenteve të tyre që për kompaninë ankuese janë të dyshimta. Megjithatë, tenderi iu dha.

    “Në pikën 4.2 njëra nga këto sharra është dëshmuar me faturë nga kompania DRENICA, marka TS350 me numër nr. shasis:011005 viti:2005. Kjo lloj marke nuk ekziston fare askund neper bote dhe një sharrë e tillë është për BETON dhe jo për Asfalt siç është kërkuar nga AK-ja Sa i përket numrit të shasisë, sharra e këtij lloji nuk posedon fare shasi dhe të dhënat e paraqitura anë vetëm sa për të mashtruar kinse posedon sharrë për prerje të asfaltit. Pra kjo është një faturë fiktive për të cilën nuk është prezantuar pagesa me bankë pasi që vlera faturës është mbi 500 euro dhe sipas ATK-së pagesa duhet të bëhet përmes Bankës”, shkruan në dokument, dhe në një pjesë tjetër pretendohet që “pas kontrollit dhe verifikimit në ATK del të jetë faturë fiktive dhe në realitet ku transaksion nuk ka ndodhur fare”.

    Tek kamioni i marrur me qira nga grupi i kompanive që janë shpërblyer me konrat e tek kompania “Kosova Asfalt SHPK”, sipas ankesës “shihet se i njëjti është i tipit Mercedes Benz kiper me dy dyer dhe për ta improvizuar-kompletuar atë, ia ka bashkangjitur DUD-in me numër R28776 për Pllugun e borës dhe DUD-in me numër R28780 që janë në pronësi të VIA SHPK. Këta dy pajisje që sipas dudave janë pronë e VIA SHPK, tashmë janë shfrytëzuar një here tek kamioni me targa 05-659-FK përmes faturës numër ET-007/12/2018 e datës 07/12/2018 që kinse janë blerë nga kompania EUROTITAN SHPK faturë e cila është fiktive dhe e pa lajmëruar në ATK”.

    Për një pajisje tjetër, rimorkio, ankuesi pretendon se ka bërë verifikim në Stacionin Policor në Ferizaj dhe i ka dalë se “se gjysmë rimorkio bujqësore kiper, është e falsifikuar tek rubrika PRODHUSI dhe tek rubrika TIPI”.

    Në këtë dokument paraqiten pretendime se disa nga dëshmitë madje janë të kopjuara nga initerneti, dhe ngrenë dyshime se në këtë skemëështë i përfshirë edhe  një noter nga Ferizaj, e për cka ata paralajmërojnë që do të denoncojnë rastin tek organet që merren me hetime.

    “Pra po shihte hapur se është manipulim i dhe se të gjitha këto foto janë të kopjuara dhe manipuluara nga interneti. Për çudi edhe noteri nga Ferizaj ka vërtetuar diçka të tillë që ligjërisht e ka të ndaluar ta bëjë. Edhe me këtë çështje besoj do merren organet kompetente pas paraqitjes tonë për hetim”, thuhet në dokumentin e deponuar në OSHP.

    Kompania ankuese në këtë dokument prej mbi 40 faqesh ka bërë edhe një herë një përmbledhje që fillimisht i tregon OSHP-së se ku janë shkeljet që janë bërë nga Ministria e Infrastrukturës në këtë tender milionësh.

    “Sipas krejt kësaj që u theksua më lartë po shihet se Ky grup i OE nuk i ka plotësua të gjitha kërkesat e Dosjes së Tenderit për tu cilësuar si i përgjegjshëm. Arsyeja është se ka mangësi tek plotësimi i kushteve të pranueshmërisë sipas nenit 65 të LPP-së dhe ka mangësi të theksuar tek plotësimi i kërkesa të përshtatshmërisë profesionale sipas nenit 69 të LPP-së”, thuhet në ankesë.

    Por, pos OSHP-së, ankuesi jep sinjal edhe për Prokurorinë.

    “Përpos kësaj dëshmitë e paraqitura për plotësim të këtyre kërkesave duken të jenë të mangëta, të manipuluara dhe të falsifikuara. Sipas nenit 398 dhe 399 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës me Nr. 04/L-048 dhe në rastet e ofrimit të të dhënave mashtruese dhe paraqitjes së dokumenteve të rreme konsiderohet vepër penale”, thuhet në ankesë.

    Ditë më parë u raportua edhe se në Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI e cila drejtohet nga z. Liburn Aliu, në vitin 2022 ështëbërë një pagesë fiktive në llogari të kompanisë “2AGroup”, në emrin e disa punëve të kryera në projektin e Autostradës së Gjilanit.

    Mësohet se kompania ka ofruar një faturë të falsifikuar duke e mashtruar Ministrinë për një vlerë prej 378, 951. 39 euro për rimbursim, ani pse nuk e ka kryer asnjë punë, për më tepër as nuk kanë ekzistuar punë të tilla që duhet të kryhen për atë që njihet si ‘situacion’. Duke parë se fatura ishte nënshkruar edhe nga zyrtari i saj, menaxheri i kontratës, Nebi Luzha, Ministria ka bërë pagesën në konton e kompanisë.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark