×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çfarë tha Bashkim Osmani në momentin kur u kap nga policia kroate në hotelin e tij

    Insajderi
    18 February 2022 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i gjerë ndërkombëtar i quajtura Shqiponja e zezë’ arriti të kap miliarderin kosovarë Bashkim Osmanin.

    Sipas Jutarnji list, Osmani është arrestuar të martën në një dhomë të hotelit të tij Palazzo (ish-Riviera) në qendër të Porecit.

    Pas arrestimit, Osmani kishte deklaruar se nuk ka asnjë problem që të dorëzohej pasi nuk kishte asnjë lidhje me atë që akuzohej.

    “Kam më shumë se 30 vjet që merrem me biznes ligjor, kam një shtëpi në Palma de Mallorca, prej nga kam mbërritur të shtunën, më 12 shkurt, nëpërmjet Londrës dhe Italisë për në Kroaci dhe kam pasur një biletë të rezervuar për t’u kthyer të dielën. 20 shkurt. Nuk e kam problem të më dorëzojnë në duart e autoriteteve spanjolle, nuk kam asnjë lidhje me atë që më akuzoni”, kishte thënë Osmani, raportojnë mediat kroate, transmeton Insajderi.

    Osmani u prangos nga policët kroatë me kërkesë të policisë dhe drejtësisë spanjolle, të cilët përmes Eurojust-it nisën një operacion në disa vende evropiane, ku u arrestuan 30 persona, u sekuestruan 1.2 milionë euro dhe disa dhjetëra kilogramë vetëm në Bruksel./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark