×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë thotë Konjufca për shkarkimin e Drilon Gashit?

    Insajderi
    22 May 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur për shkarkimin e Drilon Gashit nga pozita e këshilltarit të tij. Por, lidhur me këtë temë ka dhënë një koment të shkurtër, duke kërkuar nga gazetarët që të konsultohen me shefin e stafit të tij, sepse thotë se për këtë çështje ia ka deleguar përgjegjësitë atij.

    Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është liruar sot nga detyra dhe për këtë vendim, Konjufca u pyet nga gazetarët.

    “Sa i përket këshilltarëve të mi, ju lutem konsultohuni me shefin tim të stafit të cilit ia kam dhënë të gjitha instruksionet që t’i merr të gjitha masat e nevojshme ndaj z.Gashi”, tha Konjufca në një konferencë për media.

    Hoxhë Gashi në një prononcim për Gazetën Insajderi bëri të ditur se nuk ka komunikuar me Konjufcën përpara vendimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark