Çfarë thotë parfumi i preferuar për ty - Insajderi
×
Astrologji

Çfarë thotë parfumi i preferuar për ty

Insajderi
29 November 2020 - 16:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas studimeve të bëra nga Alan R. Hirsch, themelues i Smell and Taste Treatment and Research Foundation, ka të dhëna interesante që lidhin parfumin tuaj me personalitetin

Ai ka studiuar teste të personalitetit në më shumë se 18,000 njerëz dhe i ka krahasuar rezultatet me aromat e preferuara të pjesëmarrësve. Sipas tij, përmes parfumit mund të njihni pak më mirë dikë.

Në vijim gjeni kategoritë e aromave dhe përshkrimet përkatëse lidhur me kategorinë e njerëzve që zgjedhin këto aroma.

Agrume (qitro, portokall, limon etj)

Aromat e agrumeve janë të pranishme te parfumet e meshkujve, sepse lëshojnë një freski të pastër, të mprehtë dhe energjike. Gjithashtu janë përfshirë në shumë përfitime terapeutike dhe sigurojnë një baraspeshë mes freskisë dhe qetësisë. Aroma të tilla janë të preferuara për shumë vajza e gra.

Zakonisht, ato që zgjedhin një aromë të tillë kanë një sens të egër humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharmë. Me pak fjalë, janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.

‘Gourmand’

Aromat që rrotullohen rreth ushqimit dhe përmbajnë nota si vanilja, çokollata, kafeja, lajthi etj, hyjnë në kategorinë Gourmand. Njerëzit që preferojnë këto aroma, veçanërisht vaniljen, priren të jenë të gjallë dhe energjikë.

Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin nëpër qytet sesa të qëndrojnë në shtëpi.


OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
24 December 2024
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark