×
  • Sport
  • Sport

    CFR Cluj ‘blindon’ Ermal Krasniqin

    Insajderi
    03 April 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi që po kalon nëpër një formë fantastike në skuadrën e CFR Cluj ka marrë menjëherë oferta nga shumë skuadra, sidomos nga ato italiane, por aksionari i klubit rumun, Nelu Varga nuk dëshiron ta shes lojtarin.

    “Nuk e kemi marrë lojtarin për ta shitur pas katër apo pesë muajve. Ai mund të na ndihmojë të fitojmë shumë tituj”, ka thënë Nelu Varga, një prej aksionarëve të klubit nga Rumania.

    Krasniqi deri tani në ligë ka zhvilluar nëntë paraqitje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. Për ish-futbollistin e Ballkanin interesim kanë treguar disa klube italiane përfshi edhe Lazion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark